Bota
Edhe një shtet i fuqishëm evropian përgatitet për krizë energjetike
Në deklaratën e përbashkët për shtyp thuhej se të gjithë duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që situata të jetë nën kontroll
Krerët e kompanive të mëdha energjetike në Francë, iu bënë apel qytetarëve dhe bizneseve që të kufizojnë konsumin e energjisë elektrike dhe të përgatiten për një krizë në këtë sektor.
Në deklaratën e përbashkët për shtyp thuhej se të gjithë duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që situata të jetë nën kontroll.
Letra e firmosur nga krerët e kompanisë citonte një reduktim të konsiderueshëm të furnizimit me gaz nga Rusia, por dhe një prodhim të kufizuar të energjisë elektrike për shkak të disa çështjeve të mirëmbajtjes, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Franca synon të grumbullojë rezervat e saj të gazit brenda vjeshtës, sipas deklaratës së kryeministres së vendit, që theksoi se aktualisht vendi ka 59% të rezervave totale.
Pushtimi rus i Ukrainës ka nxjerrë në dritë varësinë e Evropës nga gazi rus, duke shkaktuar dhe një garë me kohën për të gjetur burime të tjera energjie.
Mediat franceze raportuan në muajin mars se qeveria ishte në bisedime me “TotalEnergies” për shtimin e kapaciteteve për furnizim me gaz të lëngshëm pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se ishin të gatshme të rrisnin volumin e furnizimit në Evropë.
Drejtuesit e kompanive energjetike theksuan se ndërmarrja e menjëhershme e veprimeve gjatë verës do i lejojë qytetarët që të jenë gati për dimrin, dhe për të ruajtur rezervat e gazit.
Por, ata këmbëngulin se kufizimi i konsumit duhet të jetë i menjëhershëm, kolektiv dhe masiv. Ata u shprehën se po përpiqen që të gjejnë burime të tjera për furnizim me gaz dhe po ndërtojnë një terminal lundrues të gazit të lëngshëm në portin verior të Lë Havre.
Franca kohët e fundit ka zgjatur në kohë mekanizmin për rregullimin e çmimit të gazit deri në fund të vitit. Fillimisht i planifikuar të zgjasë deri në fund të qershorit, sistemi ka për qëllim të kufizojë efektet e rritjes së çmimeve të energjisë në fuqinë blerëse të konsumatorëve.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile













