Lajme
Ekspozitë e artistëve shqiptarë në Kapfenberg të Austrisë
Ekspozita organizohet nga shoqata “ Internacionale” në Kapfenberg në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të shoqatave të Steiermark-ut. Ekspozita hapet me 25 qershor (e shtunë) 2022 nga ora 16:00 dhe do të rri hapur për gjatë një jave
Jeta kulturore në Austri tani po intensifikohet çdo herë e më shumë pas pandemisë, njofton albinfo.at
Pas disa organizimeve në qytetet e ndryshme në Austri, kësaj radhe në Kapfenberg të Steiermark-ut organizohet ekspozitë. Në këtë ekspozitë me punimet e tyre do të paraqiten Haxhi Fejzullahu, emër i njohur tashmë në botën e artit në Austri e më gjerë. Ai do të prezantohet me ciklin e punimeve të tij me titull “Natyrë Aquarel/Acryl”. Po ashtu pjesë e kësaj ekspozite të përbashkët do të jetë edhe fotografi Remzi Feka me punimet “Udhëtime nëpër botë” si dhe fotografi Tasim Gjinovci me ciklin e punimeve “Natyrë”, shkruan albinfo.at
Ekspozita organizohet nga shoqata “ Internacionale” në Kapfenberg në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të shoqatave të Steiermark-ut. Ekspozita hapet me 25 qershor (e shtunë) 2022 nga ora 16:00 dhe do të rri hapur për gjatë një jave.
E-Diaspora
-
Daniel Gjoka, artisti që zbukuron muret në Gjermani dhe bunkerët në Shqipëri Daniel Gjoka: Cutwork – Orange, street art, graffiti, stencil art, Forum Merzhausen, nga 30 korriku deri...
-
Prof. Dr. Alban Neziri dhe kirurgia Marsela Ceno, do të ligjërojnë në Konferencën Kirurgjikale në Prishtinë
-
Peter Paul Wiplinger, një urëndërtues i çmuar i letërsisë
-
«Krahnori im është i vogël për të përballuar dashurinë që ndjej për kulturën shqiptare»
-
Më pak bashkatdhetarë kërkuan rimbursim nga Kosova për polica të sigurimit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të përfaqësojë interesat e Ukrainës në Rusi, Moska nuk e pëlqen idenë Lavrov: "Rusia nuk është e gatshme të marrë në konsideratë ofertat e ndërmjetësimit nga vendet që...
-
Zvicër: Oxhakpastruesit me kërkesë të lartë
-
Frangu zviceran të mbetet në nivel me euron
-
Rriten çmimet e qirave në Cyrih
-
Zvicër: Aksidenti që la të vdekur dy persona