E-Diaspora

Ekspozitë më punimet e kosovarëve, edhe në Bernë të Zvicrës

Ekspozita “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore” do të hapet edhe në Ambasadën e Kosovës në Bernë, më 1 shkurt 2019.

Projekti arsimor dhe kulturor është kombinimi i pikave të ndryshme.

Thelbi i ekspozitës është vepra arti “Qyteti i ri” i Kodrës, i rrethuar me imazhe nga gara fotografike kombëtare për  Trashëgiminë Kulturore e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.

Këto punime janë krijuar gjatë një punëtorie “Projekti ekologjik i artit” në Muzeun Kombëtar të Kosovës në bashkëpunim me SOS fshatin e fëmijëve, Shoqatën Kombëtare të Autizmit gjithashtu edhe me piktura nga shkolla e artit “ Adem Kastrati”, Gjilan dhe komunitete pakicë përfshirë komunitetin rom.

Ekspozita “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore” ishte hapur edhe në hapësirën e Parlamentit Evropian, në Strasburg.

Ekspozita në Bernë është realizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Bernë, Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Ambasada e Kosovës në Bernë, ekspozitën e hapë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me “Swiss Foundation Ibrahim Kodra”.