Elvisi, kandidat për ta përfaqësuar Gjermaninë në Lojërat Olimpike

Duket se Kosova pritet “ta humbë” edhe një tjetër yll që po shkëlqen në futbollin evropian, përkatësisht në Bundesligën gjermane, transmeton albinfo.ch. Golashënuesi më i mirë i Koelnit, Elvis Rexhbeçaj, është njëri prej kandidatëve për ta përfaqësuar Gjermaninë në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Tokio këtë verë.