Lajme
Emigrantët mund të arrijnë në Itali nëpërmjet Shqipërisë, druan BE-ja
Bashkimi Evropian druan se kontrabandistët do të hapin një udhëtim të ri në det për emigrantët, midis Shqipërisë dhe Italisë, nëse kufijtë tokësorë mbyllën në Ballkan, pohuan të dielën zyrtarët e BE-së në Bruksel, njofton albinfo.ch.
“Ekziston rreziku se rruga nëpërmes Shqipërisë dhe Italisë të bëhet rruga e ardhshme që do të ndjekin refugjatët këtë dimër”, është shprehur për agjencinë Reuters një zyrtar i lartë i BE-së.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë të dielën në Bruksel në një mini-samit të organizuar nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, rreth tij me udhëheqësit e disa vendeve të Evropës Qendrore dhe të Ballkanit, veçanërisht të ekspozuar ndaj fluksit të emigrantëve.
Italia, në bregdetin e të cilës mijëra emigrantë vijnë nga Libia, nuk ishte e ftuar në samit.
Gati 500.000 persona, shumica sirianë dhe irakianë, por edhe emigrantë aziatikë kanë arritur në Greqi nga Turqia në dhjetë muajt e parë të vitit, sipas shifrave të BE-së. Shumica e vazhduan rrugën e tyre nëpërmjet Maqedonisë, Serbisë dhe Kroacisë, me destinacionin final të vendeve veriore, veçanërisht në Gjermani.
Megjithatë, Hungaria ka mbyllur kufijtë e saj dhe vendet e tjera në rajon kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm, ndërsa dhjetëra-mijëra emigrantë janë bllokuar në të ftohtë dhe në lagështi të vjeshtës në Ballkan. Rruga për në Itali, nëpër malet e Greqisë dhe Shqipërisë, mund t’u ofrojë atyre një udhëtim më të shpejtë, edhe pse i rrezikshëm, vështrojnë Francesco Guarascio dhe Eric Faye për shërbimin francez.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













