Integrimi
Emigranti shqiptar, i cili synon të bëhet kryetar Bashkie në Itali
Krahasuar me kandidatët e tjerë në garën paraprake, shqiptari Gentian Alimadhi duket me i favorizuar, jo vetëm nga komuniteti shqiptar në Parma, që numëron rreth 8000 persona, por edhe shumë qytetarë italianë
Një emigrant shqiptar dëshiron të bëhet kryetar i një Bashkie në Itali, më saktësisht në Parma. Gazeta italiane “La Reppublica” i ka kushtuar një artikull të gjatë shqiptarit, Gentian Alimadhi (44) i cili synon të bëhet kryetar bashkie në qytetin e Parmës në Itali, përcjell albinfo.ch.
Alimadhi është kandidat në zgjedhjet paraprake brenda qendrës së majtë, me synim për të dalë kandidat në zgjedhjet komunale të vitit të ardhshëm. 44-vjeçari i lindur në Fier është qytetar italian prej 6 vitesh, i martuar, baba i dy fëmijëve, me profesion avokat, ndërsa si shumë shqiptarë ka mbërritur si emigrant klandestin me anije në Itali.
“I lindur në Fier të Shqipërisë, Gentiani jeton në Parma prej 24 vitesh dhe si shumë shqiptarë shkoi në Itali me një nga anijet që zbarkuan në Puglia në vitin 1993. Aty është diplomuar më pas si avokat si dhe ka pasur eksperiencat e tij të para profesionale. Që nga viti 2010-të, ai gëzon edhe shtetësinë italiane”, shkruan e përditshmja italiane “Reppublica”.
Vitet e tij të para në Itali, siç thotë gazeta italiane ishin mjaft të vështira. “Ditën punonte në fabrikë, ndërsa natën studionte për t’u diplomuar si avokat”.
Krahasuar me kandidatët e tjerë në garën paraprake, shqiptari Gentian Alimadhi duket me i favorizuar, jo vetëm nga komuniteti shqiptar në Parma, që numëron rreth 8000 persona, por edhe shumë qytetarë italianë.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriGentian Alimadhi
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Itali
- Profesioni:Kandidat për kryetar bashkie në qytetin e Parmës në Itali
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni Ndërsa pagat në Zvicër u rritën vitin e kaluar, përfitimet u anuluan përsëri nga rritja e...
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta