Familja Haliti ngre dyshime mbi vdekjen e familjarëve në Shqipëri

Familja Haliti nga Gjilani ka hedhur dyshime mbi vdekjen e tre anëtarëve të familjes që vdiqën në Shqipëri si pasojë e helmimit nga kërpudhat. Sipas të birit të çiftit Haliti, vdekja e familjarëve të tij është e dyshimtë. Ai thotë se ka ngordhur edhe qeni i familjes dhe se qeni dihet se nuk konsumon kërpudha.