Familja kosovare deportohet nga Gjermania, policia ua theu derën e banesës

Një familje kosovare, e cila jetonte në Gjermani që nga viti 2015, është deportuar në Kosovë. Familja 5-anëtarëshe jetonte në Ingelheim, në rajonin e Frankfurtit. Të martën rreth orës 4:30 të mëngjesit policia ua ka thyer derën e banesës, duke ua dhënë lajmin se duhet të dëbohen nga Gjermania.