Sport
FC Iliria kalon në xhiron tjetër
Kjo skuadër e kategorisë së katërt zvicerane përbëhet kryesisht nga futbollistë shqiptarë
Të shtunën u zhvilluan disa ndeshje shumë interesante në Kupën e Zvicrës, ku përveç disa futbollistëve shqiptarë, garoi edhe Iliria, shkruan albinfo.ch.
Ndërkaq, në turin tjetër me fitoren 2:0 ndaj Grenchen, ka kaluar edhe FC Iliria. Kjo skuadër e kategorisë së pestë zvicerane përbëhet kryesisht nga futbollistë shqiptarë, ndërsa shpresa e drejtuesve të saj është që në rrethin tjetër, të vihen përballë një ekipi në të cilin luajnë futbollistë të Kombëtares shqiptare.
Edhe pse zakonisht turi i parë rezervon ekipe të lehta për skuadrat më të forta në Zvicër, Luzerni nuk ka ngurruar të aktivizojë shumë prej titullarëve në sfidën e saj ndaj Oberuallis Naters e mes tyre ishte edhe Jahmir Hyka. Ndeshja përfundoi me shifrat 4:1 në favor të skuadrës ku aktivizohet mesfushori shqiptar.
Në rrethin tjetër ka kaluar edhe Zurichu, i cili mundi me shifrat 2:0 Le Chaux-De-Fonds, në një ndeshje ku luajti vetëm Burim Kukeli, pasi Armando Sadiku ishte lënë pushim nga klubi.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













