Lajme
FC Kosova Cyrih fitues i Kupës së Unionit në Zvicër për vitin 2022
Ata fituan përballë FC Prishtinës së Bernës, me rezultat 3:2.
Autor: Kasam Selimi
Medaljet e fituesve i ndanë. kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demolli dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, të shoqëruar edhe nga Elis Badalli, Udhëheqës i Divizionit për Kulturë Rini dhe Sport në Diasporë, në ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës, shkruan albinfo.ch.
Në Kupën e sivjetme të Unionit, morën pjesë FC Prishtina Bern, FC Kosova Cyrih, KF Dardania St. Gallen, FC Iliria Solothurn dhe FC Kosova 19.
Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit, si bartëse e këtij turneu, bashkë me FC Prishtinën e organizuan këtë vit, turneun në Bernë, në qendrën Bodenweid.
Të ftuara për të marr pjesë, ishin të gjithë ekipet shqiptare që garojnë nëpër liga të ndryshme në Zvicër. Një pjesë e madhe e ekipeve, munguan me arsyetimin e mungesës së lojtarëve, për shkak të pushimeve, pjesëmarrjes nëpër turne të ndryshme dhe arsyetime tjera.
UKSHFZ-ja ndau mirënjohje edhe për personalitete që kanë kontribuuar në promovimin e sportit dhe kulturës në Diasporë, ndër ta edhe për sportistët, si Nuri Seferin, Luan Ruadajn, Arnold Gjergjajn, Azem Maksutajn, për ambasadat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit, Feti Demolli, Mirënjohje i ka nda edhe Autorit dhe Udhëheqësit të emisionit Sporti Shqiptar në Mërgim, Kasam Selimit.
Programin e madhështoi edhe Shoqata AlbaKult nga Bern, me vallet me motive kombëtare.
FC Kosova, si fituese e Kupës së Unionit në Zvicër, bashkë me fituesin e Kupës së Federatës së Klubeve Shqiptare në Gjermani dhe fituesin e Kupës së Federatës së Futbollit të Kosovës, do të ndeshen midis tyre, në vjeshten e këtij viti, për të shpall fituesin e Kupës së Kosovës.
Turneun e sivjetëm, e mbështeti kompania IMAS, Izet dhe Leo Sahitaj. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Të rinj nga Zvicra e Gjermania vizituan Kuvendin e Kosovës “Ndonjëherë ndjehem keq kur më shikojnë ndryshe, nuk më pëlqen kur më thërrasin gërrnaq, ne e...
-
Daniel Gjoka, artisti që zbukuron muret në Gjermani dhe bunkerët në Shqipëri
-
Prof. Dr. Alban Neziri dhe kirurgia Marsela Ceno, do të ligjërojnë në Konferencën Kirurgjikale në Prishtinë
-
Peter Paul Wiplinger, një urëndërtues i çmuar i letërsisë
-
«Krahnori im është i vogël për të përballuar dashurinë që ndjej për kulturën shqiptare»
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të përfaqësojë interesat e Ukrainës në Rusi, Moska nuk e pëlqen idenë Lavrov: "Rusia nuk është e gatshme të marrë në konsideratë ofertat e ndërmjetësimit nga vendet që...
-
Zvicër: Oxhakpastruesit me kërkesë të lartë
-
Frangu zviceran të mbetet në nivel me euron
-
Rriten çmimet e qirave në Cyrih
-
Zvicër: Aksidenti që la të vdekur dy persona