E-Diaspora
Fëmijët e diasporës me interes të madh për këngë e valle shqipe
“Ndjehemi si një familje e madhe. Shumica e nxënësve tanë janë lindur dhe rritur në Zvicër, por e gjithë komunikimi bëhet në gjuhën shqipe. Mësojmë traditat shqiptare. Këndojmë dhe vallëzojmë shqip”, rrëfen kryetari Mexhid Morina
Fëmijët e diasporës tregojnë interesim të madh për të mësuar këngë e valle shqipe. Edhe pse kanë obligime të përditshme, shkollim dhe aktivitete në gjuhën gjermane, ata gjejnë kohë për të mësuar këngë e valle shqipe.
Një rast të tillë e konfirmuan edhe nga Shoqata Kulturore Artistike Shqiptare “Plisat”, me seli në Dübendorf.
Kryetari Mexhid Morina informon se mbi 80 fëmijë shqiptarë të moshave të ndryshme, çdo të mërkurë duke filluar nga ora 18:30 deri në ora 22:00 ushtrojnë këngë e valle shqipe.
Ai thotë se përveç ushtrimeve, është shumë me rëndësi që fëmijët e lindur dhe rritur në Zvicër, gjithë komunikimin mes vete e bëjnë në gjuhën shqipe. Sipas tij, nxënësit me dëshirë të madhe ndjekin ushtrimet.
“Ndjehemi si një familje e madhe. Shumica e nxënësve tanë janë lindur dhe rritur në Zvicër, por i gjithë komunikimi bëhet në gjuhën shqipe. Mësojmë traditat shqiptare, këndojmë dhe vallëzojmë shqip”, tregon Morina.
Ai thotë se shqiptarët në mërgatë përmes Shoqatave Kulturore Artistike jo vetëm që ruajnë e kultivojnë vlerat, por janë bërë edhe një komunitet tejet dinamik. Shqiptarët e diasporës në përgjithësi, shprehet ai, nuk harrojnë të ndihmojnë edhe vendin e prejardhjes.
“Kemi organizime të ndryshme. Kënga dhe vallja shqipe prezantohet për festat e nëntorit. Organizohemi edhe për 8 Marsin, ditën e gruas. Nuk i lëmë anash edhe festat e fundvitit. Për çdo organizim, përveç valleve dhe këngëve kemi të ftuar edhe këngëtarë. Rasti i fundit ishte që kemi sjellur Afrim Muçiqin nga Kosova”, kujton Morina.
Më vjen keq, thotë ai, që duhet paguar hyrja nëpër prezantimet e organizimeve. Shoqata nuk është në gjendje t’i përballojë shpenzimet financiare të organizimeve. Nëpër këto organizime nënat shqiptare përkujdesen edhe për sjelljen e ushqimeve nga kuzhina tradicionale shqiptare.
Ndryshe, Morina kujton edhe të ndjerin artistin Agron Bajrami, i cili kishte dhënë kontribut dhe ndihmë për edukimin e fëmijëve në Shoqatë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















