E-Diaspora
Festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Lozanë
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës, së bashku me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Lozanës janë të lumtur t’ju ftojnë në një mbrëmje për të festuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Në program do të jetë fillimisht shfaqja e ansamblit “Gëzuar” dhe e grupit “Ilirët”, të cilët do të prezantojnë disa valle tradicionale të shkëlqyera.
Më tej, do të vazhdojmë me festën, duke ngritur dolli dhe duke vallëzuar nën tingujt e muzikës sonë të bukur me dy këngëtarët tanë të preferuar, Shpejtim dhe Afërdita Krasniqi, të cilët na nderojnë me praninë e tyre për këtë mbrëmje, njofton kjo shoqatë, shkruan albinfo.ch.
“Do ta përfundojmë pjesën e parë të programit me disa surpriza që i kemi përgatitur vetëm për ju. Dj Xhulio dhe Dj Rikardo do të vijojnë të na zbukurojnë mbrëmjen me muzikën e tyre, e cila me siguri do t’ju ngjallë nevojën për të vallëzuar.
Për të kryer mbrëmjen në madhështi, një këngëtar surprizë do të bashkohet me ne drejt fundit të mbrëmjes.
Nxirrni mindilat, flamurin dhe humorin e mirë dhe na u bashkangjitni të premten, më 22 shkurt, prej orës 20:00, në INSOMNIA DISCO CLUB.
Gëzohemi t’ ju kemi në mesin tonë !
AEAG & AEAUL
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit22 Shkurt 2019
- Ora20:00
- LokacioniINSOMNIA DISCO CLUB
- Data e përfundimit1 Shkurt 2019 - 20:00
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?