Kalendari

Festë Ramazani me Elvis Naçi në Cyrih të Zvicrës

Njëri nga hoxhallarët më të njohur shqiptar, Elvis Naçi ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në një tubim në Zvicër. Ai njihet si një hoxhë modern, por edhe shumë human.

Me anë të emisionit ‘Shqiptarët për shqiptarët’ u ka ndihmuar shumë familjeve që kanë nevojë, shkruan albinfo.ch.

“Të bëhemi bashke ne emër te Zotit ne Ramazanin e begate, 5000 flamuj ?????? për dashuri të Shqiptarisë. Më 2 qershor në Swiss Arena në Cyrih te Zvicrës do Madhërohet Krijuesi i Gjithësisë e do te skuqet vendi me flamujt ?? me pjesëmarrjen e Elvis Nacit, Sidrit Bejlerit, Mirush Kabashi, Dritan Borici, Sabaatin Nuhiju. 5000 flamuj do te valëviten, zemra shqiptare do te cohën peshe… ju mirëpresim nga te gjithe Evropa… cdo gjë po bëhet gati… ora 15:00 fillon hyrja gatis!”, shkruan imami nga Shqipëria në rrjetet sociale.

Swiss Arena Kloten
Schluefweg 10, 8302 Kloten, Switzerland
+41 44 804 85 32