Shkurt.ch
Festivali i 60-të i deleve u mbajt të dielën në Gemmi
Ky aktivitet u organizua për herë të parë në vitin 1957 nga barinjtë e Valais-it për të shënuar gjysmën e sezonit të kullotave. Delet zbresin në luginë në mes të shtatorit
Festivali i 60-të i deleve u mbajt të dielën në Gemmi, një luginë që gjendet mes kantonit të Bernës dhe Valais. Ngjarje e veçantë ishte shpërndarja e të ashtuquajturit “Glack”, një përzierje e veçantë drithërash, pranë rreth 700 deleve. Vizitorët ndërkohë kanë pasur mundësi të shijojnë që nga agimi “mëngjesin e barinjve”, pas së cilit një shërbim fetar ofrohej në Liqenin Daubensee. Festimet e tjera, siç ishin hedhja e flamurit ose tërheqja me litar, e gjithë kjo me muzikë tradicionale, ngjyrosën me hare këtë ditë festive.

Festivali i deleve është një takim miqësor mes Valais dhe Berne Oberland, i cili bashkon shumë fermerë dhe barinj. Shkëmbimet bëhen zakonisht rreth ushqimit me djathë “Raclette”, salçiçe dhe mish të thatë.
Ky aktivitet u organizua për herë të parë në vitin 1957 nga barinjtë e Valais-it për të shënuar gjysmën e sezonit të kullotave. Delet zbresin në luginë në mes të shtatorit. Që nga viti 1958, ngjarja është organizuar nga Valais dhe fermerët e Bernës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht














