CH-Ballkani

Festivali “Sofra Dardane” bashkon trevat shqiptare dhe diasporën

“Ne do të performojmë me dy këngë dhe një valle festive nga Kosova”, grupi folklorik i ardhur nga Kosova

Janë 40 grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora që do të konkurrojnë në “Sofrën Dardane” që do të mbahet këtë vit në qytetin e Bajram Currit.

“Ne do të performojmë me dy këngë dhe një valle festive nga Kosova”, grupi folklorik i ardhur nga Kosova, shkruan “TCH”.

Organizatori i “Sofrës Dardane”, Azgan Halkaj, kryetar i unionit Artistik i Kombit Shqiptar thotë se këtë vit festivali përkon me vitin kombëtar të Skënderbeut dhe me 140 vjetorin e Lidhjes Shkrimtare të Prizrenit.

Shfaqja e natës së parë pati valle dhe interpretime artistike të ndryshme, ku spikatën grupet e Prizrenit dhe Preshevës.

Në skenë u ngjitën dhe artistë të shquar si Shkëlzen Jetishi, Fatmira Breçani dhe Bujar Qamili, përcjell albinfo.ch.

“Ishte me të vërtetë një emocion shumë i madh, nuk e kisha provuar ndonjëherë”, shprehet Bujar Qamili.

Në natën e dytë të “Sofrës Dardane” do të interpretojnë grupe nga dhe Shqipëria mesme dhe nga jugu i vendit.