Lajme
FIFA: Shqipëria ngjitet dy vende më lart
Shqipëria është ngjitur dy vende më lart në renditjen e fundit të FIFA-s, të publikuar këtë të enjte. Shqipëria figuron në vendin e 61-të në botë, me 557 pikë, nga 548 që ka pasur një muaj më parë.
Në renditjen e fundit rikthehet Italia në mesin e 10 ekipeve më të mira, por mungon ndër to Spanja. Në renditjen e muajit shkurt Italia gjendej në vendin e 12-të, pas Spanjës dhe Zvicrës, ndërsa tashmë për herë të parë që prej qershorit 2014 ka kapur vendin e 10-të.
Gjermania vazhdon të mbajë vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia. Më pas vijnë Belgjika, Holanda, Brazili, Portugalia, Franca dhe Uruguaji.
Renditja e ardhshme e FIFA-s do të publikohet më 9 prill, një renditje që do të ketë përfshirë edhe rezultatet e ndeshjeve eliminatore të këtij fundmuaji, ku vlen të përmendet se Shqipëria do të presë Armeninë në “Elbasan Arena”, më 29 mars.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













