E-Diaspora
Fillon gjykimi ndaj shqiptarit që vrau me çekan 19-vjeçarin
I pandehuri e ka joshur nëntëmbëdhjetëvjeçarin në një liqe peshkimi dhe atje e ka goditur disa herë në kokë me çekan
Para Gjykatës së Ulmit në Gjermani, nga e hëna do të duhet të përgjigjet një shqiptar 46-vjeçar, i cili “nga gjakmarrja” ka vrarë me çekan një shqiptar tjetër 19-vjeçar.
Prokuroria e akuzon atë se viktimën e tij e ka vrarë “në mënyrë tinëzare dhe për motive të ulëta” në muajin maj të vitit të kaluar.
I pandehuri e ka joshur nëntëmbëdhjetëvjeçarin në një liqe peshkimi dhe atje e ka goditur disa herë në kokë me çekan.
Shqiptari i akuzuar, i cili ka shtetësi gjermane dhe me vendbanim të fundit në Göppingen, i mohon akuzat, ndërsa prokurori po përpiqet që përmes gjurmëve të ADN-së dhe dëshmitarëve ta argumentojë krimin, shkruan “TAG24”, përcjell Albinfo.ch.
Sipas të dhënave të tij, pas hetimeve të shumta, në mesin e të cilave edhe atyre nga Evropa Juglindore, ai ka konstatuar se “bëhet fjalë për një vrasje në shenjë gjakmarrje, rrënjët e së cilës datojnë nga viti 2000, kur në Shqipëri ishte kryer një vrasje”. Viktima 19-vjeçare, e cila për herë të fundit ka jetuar në Steinfurt (Nordrhein-Westfalen), ka qenë nipi i autorit të atëhershëm.
Për procesin gjyqësor, deri në verë janë paraparë tetë seanca, ndërsa Gjykata ka rezervuar edhe 25 ditë të tjera. Shqiptimi i vendimit pritet të sillet nga muaji janar i vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












