Fisnik Asllani e dërgon ekipin e tij Austria Vjenë në çerekfinale

Edhe një sukses të radhës e ka shënuar sulmuesi shqiptar Fisnik Asllani i cili po vazhdon me formë të mirë të lojës për ekipin Austria Vjenë. Ai edhe sot ka shënuar një gol për ekipin e tij kësaj radhe ndaj Klagenfurt në kuadër të Kupës së Austrisë.