Shkurt.ch

Flamuri më i madh i Zvicrës vendoset sërish në malin e njohur Säntis

Flamuri më i madh në botë i Zvicrës, 80me80 metra është vendosur sërish në një shkëmb të malit të njohur Säntis, në lindje të Zvicrës.

Ai është vendosur në prag të festës nacionale të Zvicrës, 1 Gushtit, dhe vendoset pothuajse vendoset çdo vit, përcjell albinfo.ch.

Flamuri, me dimensionet 80X80 metra është punuar nga një masë e qëndrueshme ndaj grisjes dhe kushteve atmosferike. Ai peshon rreth 700 kilogramë dhe 640 metra katror.

Maja e malit Säntis është e lartë 2501 metra dhe falë pozitës shumë markante të këtij mali, flamuri zviceran do të jetë i dukshëm nga një largësi e madhe.