Kosova
Vasfije Krasniqi: Do t’i përfaqësoj të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit
Flet Vasfije Krasniqi për kandidimin e saj si deputete
Në listën për deputetë të LVV-së, njëra nga kandidatet me potenciale të zgjedhjes është edhe Vasfije Krasniqi-Goodman, zëri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila do të kandidojë për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është deklaruar për herë të parë pas kandidimit, përcjell albinfo.ch.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo thotë se kandidon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që edhe më aktivisht t’përfaqësojë të mbijetuarat/it e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë.
“Asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar këtë moment, madje as para pak ditësh, por sot është një moment i ri në jetën time, tani i kam vënë vetes një detyrë e që nuk është e lehtë aspak për mua”.
“Siç edhe e keni kuptuar, unë do të kandidoj për një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që edhe më aktivisht t’përfaqësoj të mbijetuarat/it e dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë”.
“Përfaqësimi i një kategorie të tillë në tempullin e demokracisë do të jetë sfid dhe nder për mua, sfidë sepse kërkon sforcim shpirtëror e emocinal, e nder sepse përmes këtij përfaqësimi, unë do të punoj me dëshirën ma t’madhe, dhe ju e dini përse!”
“Këtë garë unë kam vendosur ta bëj duke hyrë në listën e kandidatëve për deputetë në subjektit Vetëvendosje. Falënderoj secilin nga ju që në një mënyrë apo tjetër më keni mbështetur dhe më mbështesni”, shkruan ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike