Lajme
Forbes: Dashuria e re e Kinës për Shqipërinë
“Forbes”, në një shkrim për Shqipërinë thekson se po rritet fuqia e kompanive kineze në vend.
“China Klaus po vjen në qytet! Për mirë apo për keq, kompanitë kineze po zëvendësojnë partnerët tradicional europian të Investimeve”.
Kështu e nis shkrimin“ Forbes“ dhe thekson se disa politikanë shqiptarë janë të shqetësuar për investimet kineze, pasi ajo investon punën e vet në tregun e huaj, përcjell albinfo.ch.
“Kjo është veçanërisht shqetësuese në rastin e Shqipërisë, që ka një shkallë papunësie 17.1%, pasi aty vendet e punës nevojiten tmerrsisht shumë”, shkruan prestigjozja amerikane „Forbes“.
Sipas Forbes, vëmendja e Kinës drejt një vendi të vogël si Shqipëria erdhi pas dhënies me koncension të ndërtimit 200 milion erusoh të rrugës së “Arbrit”, transmetojnë mediat në Tiranë.
Përmenden dhe investues e kompani të tjera kineze që operojnë në Shqipëri si: Geo-Jade Petroleum që bleu aktivitetin e nxjerrjes së karburantit në Patos-Marinzë; China Everbright që mori me koncension menaxhimin e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës për 10 vitet e ardhshme.
Forbes shkruan se Kina është bërë një partner kryesor për Shqipërinë me 7.75 të eksporteve duke kaluar edhe partnerët e vjetër të Kinës si Greqia dhe Turqia.
“ Dashuria e re e kinës për Shqipërinë, është një burim jetësor për kapitalin e jashtëm”, shkruan prestigjozja.
Gjithashtu përmenden dhe investimet e jashtme që kalojnë përmes Shqipërisë si gazesjellësi « Trans Adriatik ».
“Shqipëri qëndron një nga vendet më pak të zhvilluara në Europë. Një e pesta e popullsisë jeton nën vijën e varfërisë”, thekson Forbes.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












