Shkurt.ch
Forcimi i frangut ka prekur gjithë botën
Vendimi i Zvicrës që të heqë dorë nga kufizimi i rritjes së monedhës vendëse kishte prekur gjithë botën, tha guvernatori i Bankës Nacionale të Austrisë, Ewald Nowotny.
Ai në konferencën për magazinën ekonomike “EUROMIL” tregoi se forcimi i befasishëm i frangut zviceran ka prekur më shumë vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Novotny, i cili është zëvendëspresident i Bankës Qendrore Evropiane, shpjegoi se vlera e përqindjeve të kredive hipotekare të indeksuara në franga zvicerane, të cilat i kishin marrë qytetarët në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, është e lartë.
Sipas tij, në Austri kjo arrin në 18 për qind, ndërsa në Hungari madje 26 dhe në Poloni 14 për qind.
“Unë mendoj se ne nuk duhet dramatizuar. Këto janë kryesisht kredi afatgjata, kështu që nuk ka efekte të mëdha që ndodhin menjëherë”, tha ai.
Novotny beson se situata me frangun tregon avantazhin në Bashkimin Evropian, ku ka një monedhë të përbashkët.
Duke komentuar mbi rritjen ekonomike në botë, guvernatori austriak në fjalimin e tij në konferencë theksoi se SHBA-ja ka rritje më shumë, ndërsa eurozona ka perspektiva të dobëta të rritjes.
Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, shtoi ai, kanë perspektivat e rritjes që janë mbi mesataren evropiane. Edhe pse deflacioni nuk pritet, Novotny tha se bankat qendrore vazhdimisht duhet të monitorojnë zhvillimet, ngase është më vështirë për ta luftuar deflacionin sesa inflacionin.
Bankat qendrore të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara pas krizës më 2007 kanë reaguar ashpër, ndërsa kanë aplikuar strategji të ndryshme, shpjegoi ai.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar












