Autotech

Ford bën thirrje: Ktheni 58 mijë vetura për t’i riparuar

Për shkak se kanë shumë gjasa që të kenë probleme me serbatorin, Ford u ka bërë thirrje 58 mijë pronarëve të veturave që t’i kthejnë ato.

Këto vetura duhet riparuar sa më parë dhe Ford u ka bërë thirrje pronarëve që t’i kthejnë sa më parë të jetë e mundur, përcjell albinfo.ch.

Prodhimet e veturave janë nga 2012 deri më 2017, dhe njoftohet se ka prekur rreth 58 mijë vetura, përcjell albinfo.ch.

Në njoftimin e Ford-it bëhet e ditur se, serbatori mund t’u deformohet dhe shoferëve mund t’u shfaqet një nivel i gabuar karburanti, e madje edhe rënie e fuqisë tërheqëse.

Megjithatë, problem është më i madh, sepse në tetor të vitit të kaluar për shkak të këtij problem i ishte bërë thirrje 1.5 milionë pronarëve t’i kthejnë veturat për t’i rregulluar, pikërisht për shkak të këtij problemi.