Sport
Fortesa Orana fiton Kampionatin Ballkanik, në finalen mposht garuesen serbe
Garuesja nga Gjilani është shprehur shumë e lumtur për fitoren, duke i falënderuar të gjithë për përkrahjen, që i kanë dhënë
Karateistja Fortesa Orana ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik për senior, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.
“Karateistja jonë mundi në finale serben Andriana Vikovac, në kategorinë +68 kg”, thuhet në faqen zyrtare të KOK-ut, përcjell albinfo.ch.
Garuesja nga Gjilani është shprehur shumë e lumtur për fitoren, duke i falënderuar të gjithë për përkrahjen, që i kanë dhënë.
Medalje të argjendtë për Kosovën mori Blodin Pakashtica, i cili u mposht në finale nga Mursel Misini, shqiptar nga Maqedonia, në kategorinë -75 kg.
“Urojmë suksesin e radhës së karateistëve tanë dhe ju dëshirojmë suksese edhe garuesve tjerë që po marrin pjesë në këtë Kampionat”, thotë KOK-u.
Në hendboll dhe xhudo, sportistet nga Serbia kanë refuzuar të luajnë ndaj Kosovës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar













