Koronavirusi: çast pas çasti

Foshnja e vdekur nga koronavirusi ishte infektuar në Maqedoni

Foshnja ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitive për koronavirus. Por nëse edhe virusi është shkaku i vdekjes është ende e paqartë

Sot është raportuar për fëmijën e parë në Zvicër, të vdekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për një foshnjë nga kantoni Aargau. Foshnja është infektuar jashtë vendit – sipas informacioneve nga SRF, në Maqedoni, transmeton albinfo.ch.

Ajo është transportuar përmes rrugës ajrore nga M;aqedonia drejtpërdrejt në Spitalin e Fëmijëve në Cyrih ku dhe ka vdekur.

Autoritetet shëndetësore në kantonin e  Aargaut kanë deklaruar për mediat se foshnja kishte vdekur nga një “sëmundje e rëndë neurologjike”, përcjell albinfo.ch. Kjo mund të shkaktohet nga shumë lloje të viruseve.

Foshnja ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitive për koronavirus. Por nëse edhe virusi është shkaku i vdekjes është ende e paqartë dhe tani po hetohet në këtë drejtim.

Sipas Kuster nga BAG, vdekja e foshnjës nuk duhet të ndryshojë vlerësimin e deritashëm rreth trajtimit të fëmijëve, transmeton albinfo.ch. Po kështu kjo nuk duhet të ketë ndikim në hapjen e shkollave dhe as në kujdesjen e gjyshërve për nipërit dhe mbesat, që është lejuar sërish, ditë më parë.

“Ne e dimë që fëmijët mund të infektohen”, ka thënë Kuster.