Lajme
8 nga 10 zviceranë udhëtojnë një orë për në vendin e punës
Para krizës së koronës, mesatarisht, zviceranët udhëtonin 14.5 kilometra dhe u duheshin 29.6 minuta për të shkuar në punë (në njërin drejtim)
80 përqind e zviceranëve nuk jetojnë dhe punojnë në të njëjtën komunë ose qytet. Shumicën e kohës zviceranët udhëtojnë për të punuar me makinë.
Para “epokës” së “zyrës nga shtëpia” (Home Office) dhe shkollimit nga shtëpia, zviceranët konsideroheshin si njerëz të udhëtimeve të gjata për në punë.
Siç tregojnë të dhënat mbi lëvizjen e udhëtarëve, të botuar nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) të martën, 8 në 10 persona të punësuar në Zvicër, gjatë vitit 2019 ishin udhëtarë, shkruan watson.ch.
Mesatarisht, zviceranët udhëtonin 14.5 kilometra dhe u duheshin 29.6 minuta për të shkuar në punë, transmeton albinfo.ch. Ndërsa udhëtimi deri atje dhe mbrapa zgjat mesatarisht afërsisht një orë në ditë.
Punëtorët që udhëtojnë më shpesh shfrytëzojnë makinat e tyre për të arritur në vendin e punës. Me 51 për qind, makina është ende mjeti më i rëndësishëm i transportit për ta. Pastaj vjen në radhë treni (17 për qind) dhe transport publik në trafikun rrugor (14 për qind).
Vetëm afërsisht çdo i dhjeti udhëtar (9 për qind) mund të shkojë në punë në këmbë.
Janë gjithsej 3.6 milionë njerëz në Zvicër që udhëtojnë për në vendin e tyre të punës, përcjell albinfo.ch. 71 për qind e tyre jashtë komunës së tyre të banimit. Në vitin 1990 ishin 59 për qind ata që duhej të kalonin kufijtë e komunës për të shkuar në punë.
“Krahasimi i kantoneve tregon se kantonet Basel-Stadt dhe Zug, në proporcion me madhësinë e tyre, tërheqin më së shumti punonjës-udhëtarë nga kantonet e tjera”, shkruan BFS. Anasjelltas, më së shumti njerëz për në vendin e tyre të punës udhëtojnë nga kantonet Schwyz dhe Baselland.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë