Muzikë
Arilena Ara, pjesë e “Milan Fashion Week”, ndër vajzat më me influencë në botë
Është bërë e ditur se “Milan Fashion Week” këtë vit i është lënë në dorë stilistes së famshme kineze, Sara Wong, dhe ndryshe nga çdo herë tjetër këtë vit vjen në platformat online për shkak të pandemisë së Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Nën moton “Për Gratë e Fuqishme”, Sara Wong ka ftuar 8 figurat (vajza dhe gra) ndërkombëtare më me influencë në botë për të interpretuar koleksionin e ri.
Mes 8 vajzave të përzgjedhura nga e gjithë bota, ishte edhe Arilena Ara, e cila ka shkëlqyer, siç bën zakonisht. Këngëtarja e mirënjohur flet për veshjen e saj, teksa duhet ta pranojmë se përzgjedhja e saj për të qenë pjesë e këtij kasti nuk është e rastësishme dhe sigurisht do t’i shërbejë edhe në të ardhmen.
Vlen të cekët se secila prej vajzave rrëfen filozofinë e ‘MAXRIENY BY SARA WONG’ dhe të gjitha të marra së bashku krijojnë një shfaqje të vërtetë mode që u transmetua në gjithë botën dje pasdite.
Në video, vetë krijuesja zbulon shtysat që e çuan atë të krijojë 20 veshje në koleksion, me kulturat e ndryshme dhe periudhat historike që kanë bashkëjetuar gjithmonë në veshjet e saj.
Filozofia e këtij viti e Vogue dhe “Milan Fashion Week” ishte bërja bashkë e karakteristikave të ndryshme mes Lindjes dhe Perëndimit, duke nxjerrë në pah të bukurën mes të dy kulturave.
E-Diaspora
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër Kushdo që merr këtë letër dhe nuk e identifikon si mashtrim, sigurisht që do të ketë...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e banesave në Cyrih dhe qiratë e larta nxisin trendin e ‘sublet’ Një numër në rritje i apartamenteve në Cyrih po jepen me nënqira, përcjell albinfo.ch. Sipas ekspertit...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni