Futboll

Asllani nuk ka të ndalur me fanellën e klubit të femrave të Real Madridit

Kosovare Asllani po shkëlqen te Real Madridi, 4 gola në 5 ndeshje

Kosovare Asllani është pa dyshim një histori suksesi, nga ato që bëjnë çdo shqiptar të ndihet krenar.

Kosovare Asllani është shqiptare e lindur në Krisianstad të Suedisë. Ajo u rrit duke luajtur futboll dhe hokej, por zgjodhi që ta fokusojë karrierën në futboll. Ka luajtur me skuadra të ndryshme në të gjithë globin para se të kthehej tek Real Madrid.

Sulmuesja Asllani ka shënuar edhe mbrëmë me fanellën e klubit të femrave të Real Madridit. Asllani nuk ka të ndalur këtë sezon me ekipin kryeqytetas, pasi po shënon nga ndeshja në ndeshje.

Vlen të theksohet se Asllani pas golit festoi në stilin e Cristiano Ronaldos, ndërsa ky ishte goli i shtatë i saj në gjashtë ndeshje dhe prin në listën e realizatoreve.

Sa i përket përgatitjes së saj për ndeshjet, ajo është gjithmonë shumë e sigurt në vetvete. “Për sa kohë që jam përgatitur dhe ndihem mirë, jam shumë e qetë. Është diçka që e kam mësuar gjatë karrierës time. Kur isha e re mendoja se të gjithë po më shikonin, por tani e di që nuk është kështu”, shpjegoi lojtarja e ekipit të femrave të Real Madrid. /Albinfo.ch