Lajme

BAG raporton 3001 infeksione të reja dhe 58 të vdekur

Më 13 janar, 3001 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 29,068.

Shkalla e pozitivitetit është 10.3 përqind.

BAG gjithashtu raporton 58 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 147 persona  u shtruan në spital.