Futboll

Benjamin Kololli po vazhdon me performanca të mira në Zvicër

Futbollisti i Kosovës është një nga lojtarët kryesorë të FC Zurich tani e disa sezone.

Paraqitjet e mira kanë bërë që Kololli të vlerësohet si lojtari sulmues i krahut më i miri në ligë.

Në listë përveç Kolollit ndodhet edhe “Dardani” tjetër, Edon Zhegrova, i cili mban vendin e tetë në listën e top sulmuesve të krahut.

Ata po vlerësohen pozitivisht për angazhimin e tyre dhe talentin që e zotërojnë. Shumë analistë të futbollit në Zvicër vlerësojnë se Kololli është një nga lojtarët që premton shumë në futboll dhe shpejt ai mund të jetë shumë i kërkuar. /Albinfo.ch