Lajme
Cilat janë ndryshimet mes tri vaksinave të zbuluara kundër Covid?
Vaksinat e prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Biontech, Moderna dhe Oxford AstraZeneca, do të jenë ndër të parat që do tu shpërndahen evropianëve por mes tyre ka dallime, duke nisur nga përbërja deri tek çmimin dhe shpërndarja.
Vaksinat e Pfizer dhe Moderna përdorin teknologjinë e përcjellësit ARN, një teknikë e cila ka të bëjë me injektimin e udhëzimeve gjenetike në trup.
Ky proces stimulon qelizat të prodhojnë një proteinë e cila ndihmon në krijimin e antitrupave për të parandaluar infeksionet. Ndërsa prototipi i vaksinës së Oxford bazohet në një version të dobët të një virusi që ndodhet tek shimpanzetë, njohur si adenovirus, transmeton express përcjell Albinfo.ch.
Ajo përdor spikulën në sipërfaqen e koronavirusit, e cila është një gjendje të stimulojë një përgjigje immune.
Sa i përket efikasitetit vaksina e Pfizer Biontech ofron 95% siguri. Vaksina e kompanisë amerikane Moderna 94.5% ndërkohë version i Oxford ofron 70.4% efikasitet dhe 90% nëse rritet doza.
Vaksinat ndryshojnë edhe sa i përket kostos. Vaksina e Oxford është më e lira, 6 euro për person. Vaksina e Pfizer kushton 33 euro dhe 54-62 euro është çmimi i Moderna.
Sa i përket magazinimit e transportit vaksina e Oxford ofron më shumë lehtësi pasi ruhet deri në 6 muaj në temperature frigoriferike 2-8 celsius.
Vaksina e Pfizer Biontech është më e komplikuar, ruhet në temperaturat -70-80 gradë ndërsa vaksina e Moderna pas 30 ditësh duhet të ruhet në -20 gradë Celsius
Bashkimi Evropian ka blerë me miliona doza të këtyre vaksinave dhe është duke punuar për procesin e shpërndarjes.
Në të njëjtën kohë janë duke u testuar edhe vaksinat të tjera sikundër ajo e Sanofi dhe Johnson and Johnson, vaksinat ruse e kineze.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?