Lajme

“Diaspora do të jetë pjesë e shkrimit të historisë së re të Kosovës”

Sipas Mimoza Kusari- Lilës, diaspora do ta kthejë rezultatin zgjedhor

Mimoza Kusari-Lila në një media kosovare ka dhënë prognozën e saj elektorale. Ajo mendon se VV, pjesë e listës zgjedhore të së cilës është dhe vetë ajo, do të marrë 54 deri 56 për qind të votave, transmeton albinfo.ch.

“Jam shumë-shumë e bindur se diaspora ka për të ndryshuar rezultatin, do të jenë pjesë e shkrimit të historisë së re të Kosovës”, thotë Kusari-Lila.

Regjistrimi i shumtë i numrit të diasporës, për Mimoza Kusarin, bën që të ketë bindje të fortë në fitoren e LVV-së.

“Unë besoj se ka me shku prej 54 deri në 56 për qind me vota të diasporës’, tha Kusari-Lila. /Albinfo.ch