Lajme

‘Dita e falënderimeve’, javë e ngarkuar e aeroporteve amerikane

Më shumë se 3 milionë pasagjerë të linjave ajrore kaluan nëpër aeroportet e SHBA-së gjatë fundjavës, duke shpërfillur thirrjet për të shmangur udhëtimet e Ditës së falënderimeve dhe duke e bërë atë fundjavën më të ngarkuar të udhëtimeve ajrore që kur bllokimet e koronavirusit goditën në mes të marsit, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.

Administrata e Sigurisë së Transportit raportoi trafikun bazuar në numrat e udhëtarëve në pikat e kontrollit të aeroportit.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të enjten u bëri thirrje amerikanëve që të mos udhëtojnë gjatë Festës së falënderimeve të kësaj jave për të zbutur përhapjen e koronavirusit nëpër Shtetet e Bashkuara.

Drejtuesit e linjave ajrore amerikane javën e kaluar thanë se kishin parë një rritje të anulimeve dhe rezervime më të ngadalta përderisa rastet e COVID-19 u rritën, megjithëse Shefi Ekzekutiv i Southlines Airlines, Gary Kelly, të enjten tha se ai ende priste që muaji nëntor të ishte më i mirë për rezervimet sesa tetori dhe shtatori.

Mirëpo, numrat janë akoma gati 60% më të ulëta se në të njëjtën kohë të vitit të kaluar, përcjell tutje albinfo.ch.