Lajme
“Du me votu”: “Ne vetëm duam të thjeshtësojmë procedurat e votimit për diasporën”
“Mobilizimi ynë ka lindur pas konstatimit të pengesave për votën e diasporës”, ka thënë Leonardi, një nga studentët shqiptarë
Shqiptarët nga Kosova që jetojnë jashtë vendit duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, mirëpo shumë prej tyre e shohin si problematike për ta realizuar të drejtën e votës, meqë procedura është e ndërlikuar.
Disa studentë në Zvicër me prejardhje nga Kosova janë bashkuar dhe kanë formuar një organizatë jo-fitimprurëse dhe pa anime politike, duke e quajtur “Du me votu!”.
“Mobilizimi ynë ka lindur pas konstatimit të pengesave për votën e diasporës”, ka thënë për albinfo.ch Leonardi, një nga studentët shqiptarë.
Kjo organizatë është e krijuar nga tetë studentët shqiptarë: Gjentila Bajra, Marigona Iseni, Edon Duraku, Admir Molla, Arianit Ramiqi, Eleonit Smajli, Valon Kurteshi dhe Leonard Ferati.
Qëllimi i saj është thjeshtësimi i votimit të diasporës, shkruan albinfo.ch. Këta të fundit e dërgojnë formularin e duhur tek votuesit, i këshillojnë ata se si duhet të bëhet plotësimi i tij dhe cilat dokumente duhen.
Ndërsa, këta studentë kanë shfrytëzuar bursat e tyre për të ardhur me një organizatë të tillë.
“E kemi këtë platformë me para nga bursat tona personale të studimeve”, ka potencuar Ferati për Albinfo.ch.
Por, ata kanë nevojë për ndihmë në këtë aspekt dhe u bëjnë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që t’i mbështesin. Kjo thirrje ka shërbyer si pretekst që disa media në Kosovë ta akuzojnë për “qëllime përfitimi” nismën “Du me votu”.
Ndërkaq, e vërteta që e mbrojnë në këtë organizatë është krejtësisht ndryshe. “Ata që dëshirojnë me na mbështet munden përmes platformës, ku e kemi rubrikën për donacione”, thotë Leonardi.
Tutje, organizata u sulmua për keqpërdorim të të dhënave të aplikuesve, mirëpo, sipas Leonardit kjo nuk qendron aspak.
“Ne i ruajmë të gjitha të dhënat e aplikuesve dhe këtë e kemi cekur edhe në platformën tonë, mbi privatësinë e të dhënave”.
“Du me votu” ka bërë shpenzime që kanë kaluar shifrën prej 20 mijë CHF, ndërsa, vetëm 2000 CHF janë mbledhur deri tani, thotë ai më tutje.
Sipas të dhënave, në platformën e tyre janë regjistruar 25 mijë votues nga diaspora./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
Çka është letra e referencës që ju nevojitet për nënshtetësinë zvicerane? Kur kërkoni natyralizim zviceran, duhet të siguroni disa dokumente. Një prej tyre është një letër referimi....
-
FMN: Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar
-
Numri i zviceranëve në mbarë botën u rrit me 1.7% në vitin 2023
-
Shtohet edhe një milioner në Zvicër: Fiton Jackpot-in 2.6 milionë franga
-
Zvicër: Marsi ishte për 2 gradë më i nxehtë