Lifestyle
Dua Lipa realizon album nga karantina
Arsyeja e realizimit të këtij albumi, sipas saj, është që t`i bëjë fansat të ndjehen mirë në këtë periudhë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar albumin e saj të dytë me titull “Future Nostalgia”.
Në një intervistë për BBC-në, ajo ka bërë të ditur se këtë album e ka realizuar teksa ka qëndruar në karantinë me të dashurin e saj.
“Unë me të vërtetë po e shijoj këtë kohë që po qëndroj e mbyllur. Unë jam duke bërë gjëra që nuk kam pasur mundësinë për t’i bërë. Ndonjëherë, thjesht, po e shijoj duke fjetur dhe duke lexuar një libër”.
“E kam realizuar këtë album për t’u larguar nga çdo presion, ankth dhe mendim”, thotë ajo.
“Future Nostalgia” është albumi i dytë i këngëtares, i cili vjen pas atij “Dua Lipa” të lansuar në vitin 2017.
Albumi përmban gjithsej 11 këngë, tre prej të cilave i ka publikuar me klip: “Don’t start now”, “Physical” dhe “Break my heart”.
E-Diaspora
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të Gazeta zvicerane shkruan se nëse ka pasur dyshime që Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll nuk bën...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
Jeta në Zvicër
-
FMN: Zvicra duhet të forcojë kontrollin e sektorit të saj financiar Zvicrës i duhen “reforma të forta të sektorit financiar” pas shpëtimit të Credit Suisse nga UBS...
-
Numri i zviceranëve në mbarë botën u rrit me 1.7% në vitin 2023
-
Shtohet edhe një milioner në Zvicër: Fiton Jackpot-in 2.6 milionë franga
-
Zvicër: Marsi ishte për 2 gradë më i nxehtë
-
Pritet shumë trafik gjatë fundjavës së Pashkëve