Lajme
Dy të tretat e Zvicrës, të pabanueshme
Ekzistojnë shumë fakte rreth Zvicrës, dhe një ndër to është edhe fakti se dy e tretat e Zvicrës janë të pabanueshme, transmeton albinfo.ch.
Udhëtarët habiten gjithmonë për distancat e shkurtra në Zvicër. Nga një qoshe për në tjetrën nuk duhen as pesë orë. Një e treta e popullsisë në Zvicër jeton në pesë qytetet e mëdha Cyrih, Gjenevë, Bazel, Bernë dhe Lozanë me aglomeracionet e tyre.
Më shumë se gjysma e vendit përbëhet prej malëve. Atje jetojnë vetëm dhjetë për qind të popullsisë. Pra, ne bashkëjetojmë me njeri-tjetrin në hapësirë tepër të vogël.
26 kantone të pavarura e formojnë Zvicrën. Zvicra përbëhet nga 26 shtete të federatës, të ashtuquajtura kantone.
Më përpara kantonet kanë qenë plotësisht të pavarura. Ato pak nga pak janë bashkuar në Zvicrën e sotme dhe i kanë kaluar disa kompetenca federatës. Por, në shumë fusha kantonet vazhdojnë të jenë gjerësisht të pavarura.
Ato, për shembull, kanë kushtetuta dhe ligje të veta, por këto nuk duhet të bien ndesh me legjislacionin e federatës. Ato po ashtu kanë parlamente, qeveri dhe gjykata të veta, transmeton tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor Mbështetësit e UDC janë të vetmit që shprehen kundër modifikimit të ligjit federal për energjinë dhe...
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë