Ëmbëlsira

Ëmbëlsira me qumësht

Ëmbëlsira me qumështPërbërësit:

• 2 filxhana të kafes miell,
• 2 filxhana e gjysmë sheqer,
• 1 lugë margarinë,
• 1 litër qumësht,
• 1 vanilje.

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit i ziejmë në një enë dhe presim derisa të bëhet një masë e trashë, pastaj ia hedhim një lugë margarinë dhe një vanilje, i ziejmë përsëri edhe pak të gjitha së bashku.
Pastaj i mbushim filxhanat me masën e përgatitur dhe i fusim në frigorifer. Pasi të ftohen, i nxjerrim nga filxhanat dhe i hedhim arra, rrush të thatë, kokos, i zbukurojmë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!


 Të tjera nga Ëmbëlsira