Lajme
Genci nga Ulqini, dhëndër i Spilbergut
Fejesën e ka konfirmuar nëna e Gencit, Almina, në një intervistë për albinfo.ch
Shumë shqiptarë vazhdojnë të jenë të suksesshëm në diasporë. Ata në sektore të ndryshme janë bërë të njohur me punë, duke mos harruar njëkohësisht edhe identitetin kombëtar.
Njëri ndër ta është edhe Genc Legrandi. Ai është një aktor në SHBA.
Së fundi ka bërë bujë fejesa e tij me Destry Allyn, të bijën e regjisorit, producentit dhe skenaristit amerikan të filmit, Steven Spielberg, i cili është edhe fitues i shumë çmimeve Oscar si regjisori më i mirë.
Lajmin e ka konfirmuar Almina, nëna e Gencit, në një bisedë për albinfo.ch.
“Po, ata janë fejuar, pasi janë në lidhje që një kohë. Mund të them se janë në lidhje që nga viti 2017. Unë jam nga Ulqini dhe kemi emigruar në Zvicër, përkatësisht Gjenevë. Genci në vitin 2017 ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të studiuar dhe për të vazhduar pasionin e tij për aktrimin. Në fillim ka qenë në Nju Jork për të kaluar më pas në Los Anxhelos, ku edhe ka diplomuar për aktrim. Genci është i dhënë shumë pasionit, ku ne si familje e kemi përkrahur gjithmonë, sidomos unë dhe burri im. Ka qenë edhe në disa role dhe sigurisht e prêt një e ardhme e ndritur. Genci po ashtu është një tip sportiv, ku merret me futboll, badminton, not dhe çiklizëm. Po ashtu është një piktor i mirë. Ai di mirë shqip, gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht”, ka thënë Almina për albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pesë Asamblistë të Cyrihut kërkojnë nga komuna t`i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhje e mbeturinave Asamblistët në fjalë janë: Flurin Capaul (FDP), Pascal Lamprecht (SP), Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (SP)...
-
Blick: Shaqiri dëshmon sërish pse Zvicra nuk mundet pa të
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
Jeta në Zvicër
-
Iniciativat zvicerane synojnë t’i japin fund diskriminimit të çifteve të martuara Partia qendrore e Zvicrës ka dorëzuar nënshkrimet për dy nisma që synojnë "arritjen e drejtësisë për...
-
Ortekët kanë mbytur 14 persona në Zvicër këtë dimër
-
Drejtori i Përgjithshëm i UBS-së, Sergio Ermotti, fitoi 14.4 milionë franga vitin e kaluar
-
Zvicër: Delegacioni i financave kritikon krijimin e sekretariateve të reja shtetërore
-
Cyrihu kërkon të ndryshojë tarifat për procesin e nënshtetësisë zvicerane