Lajme

Gjermania kaloi kufirin e 1 milion të infektuarve me Corona

Rekord i trishtë në Gjermani: 1 milion të infektuar nga Corona, 426 vdekje në ditë!

Është bërë e ditur se Gjermania kaloi kufirin e 1 milion të infektuarve me Corona, kurse dita e enjte shënoi një rekord vdekjesh.

Autoritetet shëndetësore gjermane bënë të ditur se asnjëherë nuk ishin regjistruar 426 vdekje në ditë që nga fillimi i pandemisë.

Numri i infeksioneve është stabilizuar, por mbetet i lartë, 22.806 raste u regjistruan të enjten, njofton Instituti Robert Koch, transmeton albinfo.ch.