Lajme

Grimentz, fshati më i bukur, i panjohur, në Zvicër

Keni dëgjuar ndonjëherë për fshatin Grimentz, Valais, në Zvicër?

Keni dëgjuar ndonjëherë për Grimentz, Valais, në Zvicër? Është fshati më i bukur, i panjohur, i Zvicrës.

Tashmë dihet se fshatrat si Saas Fee dhe Zermatt janë ndër vendet që tërheqin shumë turistë, por që, për Grimentz, Valais ka shumë pak vizitorë që dinë për këtë perlë të fshehur, të bukur dhe me një arkitekturë klasike, transmeton albinfo.ch.

Sapo të hysh në rrugën në të cilën lidhet ky fshati i bukur, je zhytur në një natyrë magjepsëse, ajër të pastër, vend karakteristik malor, me resurse të mëdha turistike, shtëpi nga druri, me akitekturë klasike dhe pa dyshim se ky fshat zë një vend të veçantë në Zvicër, ani pse nuk është i njohur për turistë.

Nëse vërtet dëshironi një vend të qetë, me peizazh të bukur për relaks, midis maleve e pyjeve, me një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër, atëherë patjetër duhet të vizitoni Grimentz, transmeton tutje albinfo.ch.

Ever heard of Grimentz, Valais🇨🇭?It's the most beautiful unknown village of Switzerland. With Saas Fee and Zermatt…

Publiée par Love Switzerland sur Jeudi 10 septembre 2020