Refugjatët e djeshëm, helvetët e nesërm

Heronjtë tanë të futbollit dikur kanë qenë refugjatë

Shqiptarët e Zvicrës janë titullarë në dy kombëtare futbolli që janë kualifikuar për Evropianin 2016. Në të dyja skuadrat, disa nga lojtarët më me peshë, kanë „njollën“ e refugjatit

 

  • Keystone

  • Keystone

  • Keystone

  • keystone

  • Keystone

  • Keystone

  • Keystone

  • Keystone

  • KEYSTONE

  • keystone

  • Keystone

Askush nuk mund ta mohojë se entuziazmin e krenarinë më të madhe në futboll, sot ne na e dhurojnë disa nga fëmijët e refugjatëve të ardhur para dy dekadave në Zvicër. Ata janë bërë heronjtë tanë që i përcjellim këmba këmbës! Ne jo vetëm festojmë bashkë me ta, ne edhe vuajmë kur vuajnë ata. Sot, jeta jonë pa fëmijët e atyre refugjatëve do të dukej e zbrazët e pa ovacione. Megjithëkëtë dinamikë të jetës që na dhurojnë fëmijët e refugjatëve, ky emërtim nuk shikohet me simpati. Të paktë janë ata që flasin hapur komod përballë këtij emërtimi.

Statusi i refugjatit është njollë që nuk shlyhet! Për shumëkë diçka që nuk duan ta zbulojnë sepse i bën të turpërohen. Ky fenomen  haset së paku në mesin e disa refugjatëve shqiptarë të suksesshëm që mundohen ta mbajnë larg syve statusin e të qenit  azilantdikur. Sinqerisht, të mbash mbi supe njollën e refugjatit, nuk është medoemos  diçka që të bën të lumtur. Braktisja e vendit nën kushte presioni nuk është për askë vendim i lehtë. Mbi të gjitha, rruga e refugjatit është një sfidë që prek dinjitetin njerëzor.

Dihet që kur flitet për refugjatët, shqiptarët kanë qenë populli më i prekur i Evropës tri dekadat e fundit, ata janë burgosur, përndjekur, vrarë e dëbuar nga trojet e tyre. Pjesa më e madhe e tyre kanë gjetur strehë në shtetet perëndimore.

epa04975241 The Albanian national soccer team poses for a picture with Albanian President Bujar Nishani (C) after receiving the Medal of Honour in Tirana, Albania, 12 October 2015. Thousands of Albanians turned out in the capital Tirana to welcome the national football team after it secured the country's first-ever place at a major finals. Albania the previous day secured second spot in Euro 2016 qualifying Group I with a 3-0 win away to Armenia. EPA/FLORION GOGA

 Shqiptarët e Zvicrës, shumica refugjatë, mbajnë dy kombëtare të futbollit 

Në Zvicër e Gjermani mund të thuhet se refugjatët shqiptarë janë ndjerë më së miri. Numri më i madh i të ikurve kanë gjetur strehë në këto dy vende. Edhe tani kur ne po e shkruajmë këtë pjesë në dedikim të refugjatëve, shqiptarët vazhdojnë të figurojnë lartë në listat e azilkërkuesve.

Njëkohësisht jemi dëshmitarë të bijve të refugjatëve që janë bërë yje e po shkëlqejnë në ligat më të njohura futbollistike të Evropës. Shqiptarët e Zvicrës kanë dy përfaqësuese futbolli që në verë të vitit të ardhshëm do të paraqiten në kompeticionin më të madh të futbollit që organizohet në kontinentin e vjetër, me një numër të madh futbollistësh shqiptarë me origjinë nga Kosova. Me Zvicrën ata kanë bijtë e tyre të gardës së parë, kurse me Shqipërinë vëllëzërit e gjakut e të gjuhës. Në të dyja skuadrat disa nga lojtarët më me peshë, kanë „njollën“  e refugjatit.

Në formacionin e Shqipërisë, Lorik Cana dhe Taulant Xhaka, janë dy idhujt më të kërkuar të futbollit shqiptar që kanë bërë jetë refugjati. Në kampin tjetër të gardës së parë kemi të shumëpërfolurin Valon Behrami dhe vëllain e vogël të Taulantit, Granit Xhakën. Katër futbollistë shqiptarë që janë liderë jo vetëm në skuadrat ku luajnë, por edhe në përfaqësueset e tyre, Shqipërinë dhe Zvicrën.

epa04975259 Albanian President Bujar Nishani (L) awards Albanian national soccer team Captain Lorik Cana (R) with the Medal of Honour in Tirana, Albania, 12 October 2015. Thousands of Albanians turned out in the capital Tirana to welcome the national football team after it secured the country's first-ever place at a major finals. Albania the previous day secured second spot in Euro 2016 qualifying Group I with a 3-0 win away to Armenia. EPA/FLORION GOGA
 Cana vihet në mbrojtje të refugjatëve

Së fundi, Lorik Cana tregon prapë anën humane në një intervistë për revistën sportive franceze ‘But’. Ai ka kërkuar më tepër mirëkuptim rreth valëve të refugjatëve sirianë. “Nëse dikush nuk e ka përjetuar, është absolutisht e pamundur për ta kuptuar gjendjen e refugjatit. Unë e kam përjetuar një gjë të tillë në fëmijëri“, është shprehur kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.

Rreth jetës dhe sfidave që përjeton një refugjat, kanë shkruar me dhjetëra herë mediet zivcerane edhe për Valon Behramin. Ai dhe familja e tij nuk e kanë pasur qëndrimin  e lehtë në Zvicër deri sa janë natyralizuar. Ata rrezikoheshin të deportoheshin në Kosovë dhe jetonin nën presion të vazhdueshëm për ta lëshuar vendin. Fjalët e Behramit të vogël tek kërkonte të mos i largonin nga Zvicra duket se kanë qenë vendimtare për ta rritur presionin e banorëve vendas tek enti për migracion për ta rishqyrtuar edhe njëherë rastin e familjes Behrami. “Unë nuk dua të largohem nga vendi. Çdo gjë që di, e kam mësuar këtu. Tash, gjithashtu kam mësuar se si të lexoj dhe të shkruaj”, kishte thënë Valoni i vogël në atë kohë duke rritur kështu presionin tek autoritetet kantonale për t’ia mundësuar qëndrimin në Zvicër.

Switzerland's Valon Behrami speaks during a press conference at the LFF Stadium in Vilnius, Lithuania, on Saturday, June 13, 2015. Switzerland is scheduled to play an UEFA EURO 2016 group E qualifying soccer match against Lithuania on Sunday, June 14, 2015. (KEYSTONE/Georgios Kefalas)

Behrami me shokë sollën një frymë luftarake në futbollin zviceran

Nga ky vendim, krahas Valonit që ka krijuar një karrierë futbollisti të padiskutueshëm në të gjitha skuadrat ku është paraqitur, ka përfituar mjaft edhe përfaqësuesja e helvetike. E përditshmja e njohur britanike „Indepedent“, e kishte përshkruar mitrovicasin si një futbollist që ka sjellë në ekipin zvicran mentalitetin e ashpër dhe luftarak të Ballkanit. “Ne vijmë nga një mentalitet ndryshe dhe mund të ndihmojmë duke i dhënë një shpirt të fortë ekipit në momente të vështira”, pati deklaruar Behrami.

Për Xhakajt, së fundmi ka folur kryefamiljari. Ragipi me dy djemtë e tij, Granitin dhe Taulantin, që luajnë në dy kombëtare të ndryshme, të dyja të  kualifikuara për Kampionatin Evropian, nuk mund të kërkojë më shumë nga jeta. “Nganjëherë nuk besoj as vetë se çfarë po ndodh”, thotë për blick.ch Ragipi i ekzaltuar me suksesin e dy djemve të tij. “Jam babai më krenar në botë”.

Para 25 vitesh Ragip Xhaka së bashku me të shoqen, Elin, kishte ardhur si refugjat politik në Zvicër. Ai punonte në kopshtari, ajo pastronte. Asnjëherë në atë kohë nuk kishin mundur të imagjinonin  atë që po u ndodh sot. Që dy djemtë e tyre të bëhen yje të adhuruar futbolli, siç janë bërë sot. Dhe se të dy do të kenë merita të mëdha për kualifikimin në Evropian të të dy vendeve.

Mirëpo, a do të ndodhë që në kampionat të luajnë dy “kombëtaret e djemve të tij” mes vete? Ragipi shpreson se nuk do të ndodhë. “Por nëse ndodhë, unë do të jem neutral”.

ragip xhaka

Ragip Xhaka: “Jam babai më krenar ne botë!”

 

Ragip Xhaka me dy djemtë e tij, Granitin dhe Taulantin, që luajnë në dy kombëtare të ndryshme, të dyja të  kualifikuara për Kampionatin Evropian, nuk mund të kërkojë më shumë nga jeta. “Nganjëherë nuk besoj as vetë se çfarë po ndodh”, thotë për blick.ch Ragipi i ekzaltuar me suksesin e dy djemve të tij. “Jam babai më krenar në botë”. Para 25 vitesh Ragipi së bashku me të shoqen, Elin, kishte ardhur si refugjat politik në Zvicër.

 


 Të tjera nga Refugjatët e djeshëm, helvetët e nesërm