Lajme

Humbjet nga turizmi në Itali lënë pasoja ekonomike

Për një kohë tepër të shkurtër, ardhja e verës në Itali, ofroi një rreze shprese.

Pasi doli nga njëra prej karanatina më të ashpra të koronavirusit në botë, vendi arriti të shpluhurosej në kohë për të mirëpritur vizitorët. Por, ndërsa sezonit të ngrohtë po i vjen fundi, e njëjta gjë është duke ndodhur edhe me shpresat e një rikuperimi të plotë të turizmit për këtë vit.

Dimri është përpara, thotë CNN, e bashkë me të, edhe ajo që pritet të jetë një katastrofë e vërtetë ekonomike për fqinjin tonë përtej Adriatikut. Qeveria italiane, si shumë të tjera nëpër botë, ka dhënë shumë para për të ndihmuar mbështetjen e bizneseve dhe individëve të sëmurë, por me kufizimet globale të udhëtimit ende në fuqi, të ardhurat e munguara nga industria e udhëtimit lënë pas një boshllëk financiar që duhet mbushur. “Që të ecim përpara, na nevojiten turistët”, thotë Cassandra Santoro, themeluese e Travel Italian Style.

“Guidat tona, shoferët dhe punëtorët nga Piemonti në Sicili që menduan se situata do të ishte vetëm e përkohshme, tani po kërkojnë punë dhe burime të tjera të ardhurash”, shton ajo. Presidenti i Bordit kombëtar të turizmit, Giorgio Palmuçi, thotë se humbjet e projektuara nga turistët e përtej detit në Itali janë 24.6 miliardë euro.