Lifestyle

Kështu sugjeron Rita Ora që ta festoni Shën Valentinin

Pas përhapjes së koronavirusit, Rita Ora ka një ide për Shën Valentin.

Rita Ora së fundi bëri të ditur se po nis një biznes të ri, duke nxjerrë në treg një linjë dizajnësh për enterier të dhomave të gjumit.

Krahas muzikës, Rita pa dyshim do të jetë e suksesshme edhe në këtë fushë, por jo vetëm kaq, këngëtarja shqiptare mbetet shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

29-vjeçarja herë pas herë ngrit zërin edhe për çështje të ndryshme globale, por ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe ajo ka ironizuar me koronavirusin.

Rita ka ripostuar një fotografi, ku shihen një çifti teksa puthen, ndërsa në fytyrë kanë të vendosur maska, në mbishkrimin e së cilës shkruhet: “Dita e Shën Valentinit 2020”.

Ndryshe, deri më tani ka shkuar në 722 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në nivel global.