Lifestyle
Kjo është pasuria e Dua Lipës
Këngëtarja shqiptare ka rritur pasurinë e saj dhe po vazhdon me suksese
Njëra nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare padyshim është Dua Lipa.
Këngët e saj janë hite në Britani të Madhe, Evropë dhe botë.
Albumi i saj i fundit, “Future Nostalgia” ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm, i cili përkthehet ndryshe edhe në miliona euro.
Prestigjozja “The Sun” raporton se ylli i muzikës pop është bërë një nga fituesit më të mëdhenj të showbizit në botë, duke arritur një pasuri prej 24.7 milionë funte ose ndryshe 28 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Pasuria e saj krahasuar me vitin e kaluar është dyfishuar nga 11.8 milionë funte (13 milionë euro).
Gjithnjë sipas “The Sun”, Dua Lipa numëron në bankë 17.3 milionë funte (19 milionë euro) sipas shifrave të paraqitura në ‘Companies House’.
“Shifrat e saj po tregojnë se ajo është duke shkuar drejt hapave të Ed Sheeran dhe nëse ajo vazhdon në këto hapa së shpejti do të rivalizojë edhe Adele”, ka thënë një burim nga industria e muzikës për “The Sun”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike