Lajme
Kompanitë ajrore: Karantina, parandaluese e madhe e fluturimeve
Qeveritë evropiane duhet të përqendrohen në zhvillimin e politikave koherente të udhëtimeve ajrore, përderisa linjat ajrore përpiqen të rikuperohen nga pandemia COVID-19, në vend se të mbrojnë transportuesit kombëtarë, tha të martën shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore EasyJet Johan Lundgren.
Duke folur në një ngjarje në internet me CEO të industrisë dhe politikëbërësve të BE-së, Lundgren fajësoi kufizimet e ndryshme dhe masat e karantinës, si shkak i rënies së trafikut të fluturimeve.
“Duhet të ketë një qasje të përbashkët kur bëhet fjalë për gjërat që kanë të bëjnë me testimin (dhe) karantinën”, tha Lundgren gjatë veprimtarisë së organizuar nga grupi i industrisë me bazë në Bruksel, Airlines për Evropën (A4E).
Presioni mbi sektorin po intensifikohet ndërsa rënia e udhëtimeve zvarritet më gjatë edhe më thellë nga sa kishin pritur.
Me 4.2 milionë humbje të fluturimeve në Evropë dhe 140 miliardë euro të humbura, sipas të dhënave të Eurocontrol, linjat ajrore kanë dënuar karantinat si një përgjigje joproporcionale dhe një parandalues i madh i udhëtimit, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?