Lajme
Dr.Laidon Shapo, specialist, në Britani: Vera tjetër do të jetë ndryshe
Dr. Laidon Shapo, specialist i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe, tregon për masat e fundit të marra në vendin ku ai punon, përcjell albinfo.ch.
Me futjen e vendit në karantinë për 1 muaj, rezultatet kanë qenë shumë të mira në uljen e nivelit të infeksionit.
Po ashtu, Shapo tha se karantina jep efekte brenda 7-10 ditësh, por këtu një rol vendimtar kanë njerëzit me solidaritet dhe respektim të masave.
Ai shpjegoi se si është menduar të bëhet vaksinimi i gjerë i popullatës në Britaninë e Madhe, i pari vend që nis zyrtarisht vaksinimin ndaj COVID-19 me anë të vaksinës Pfizer.
“Imuniteti i tufës, falë vaksinës, mendohet të arrihet brenda pranverës dhe vera tjetër do të jetë ndryshe”, shpjegoi mjeku Shapo.
“800 mijë doza të vaksinës do të shpërndahen nga data 7 dhjetor e do të bëhen 4 mln gjatë dimrit, kur do të fillojë një vaksinim në masë të gjerë i popullsisë. Vaksina e ‘Pfizer’ është e vështirë të mbahet për shkak të temperaturës së ulët, ndaj kjo vaksinë do të çohet fillimisht në spital, më tej tek shtëpitë e të moshuarve dhe tek kategori të tjera”, shprehet ai. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?