Lajme
Makina shqiptare “Illyrian Pure Sport” do të dalë në shitje këtë verë
Pronari, Qëndrim Thaçi thotë se makina do të dalë në shitje këtë verë.
Sipas Thaçit, makina nuk ka vetëm emrin shqiptar, “edhe në dizajn duket që ka detaje mesdhetare, modeli është shumë shqiptar”.
Ai tregon në “Shqipëria live” se interesi i njerëzve është i lartë dhe deri tani 3 persona e kanë porositur, 2 prej të cilëve janë shqiptarë. Pronari i “Illyrian Pure Sport” ka në plan të prodhojë 75 makina.
“Dua të shkruaj histori, Ferrari deri tani ka shitur në bazë të historisë së vetë, unë dua që edhe ne të nxjerrim për mirë emrin tonë”, shtoi ai.
Modelet që ai tregon duken mjaft luksoze, me 840 kuaj fuqi dhe do të kenë vlerën 280 mijë euro. Të shikojmë nëse do të ketë blerës nga Shqipëria dhe ne të shohim nga afër këtë makinë./TCH
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër? Këto ditë ka pasur disa arrestime në Gjermani për spiunazh të dyshuar për Kinën dhe një...
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve