Lajme
Artistë nga Zvicra, në edicionin e pestë të “Jazz in Albania”
Më19 korrik do të hapet festivali „Jazz in Albania“ në Tiranë. Në skenë do të ngjiten Irmie Vesselsky – duo nga Austria, Trio Shalosh nga Izraeli dhe JAlbaniaZZ SOCIETY Big Band nga Shqipëria. Data 20 korrik do të sjellë në skenë për të performuar Andi Kongo Quartet dhe Gani Jakupi Quintet nga Spanja. Ndërsa më 21 korrik do të performojnë Mavi Yol Trio dhe Nuance Quartet E. Gargjola. Krejt për fund, për të përmbyllur këtë festival, më datën 22 korrik do të përformojnë Tommaso Troncon Quintet nga Italia dhe Trio Mark Perrenound nga Zvicra, përcjell albinfo.ch.
Për të gjithë ata që dëshirojnë ta ndjejnë nga afër muzikën jazz, nga organizatorët u është mundësuar transporti gratis, nisja bëhet çdo ditë në ora 19:00 prapa Teatrit të operës dhe Baletit. Festivali do të mbahet nga data 19 korrik e deri më 22 korrik, duke filluar nga ora 20:00, te Stela Resort në Tiranë.
“Jazz in Albania” është festivali ndërkombëtar i muzikës jazz, i cili këtë vit vjen me edicionin e pestë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit