Lajme

Merkel: Disa anëtarë të BE-së po e humbin durimin për Brexit-in

Me kalimin e kohës shumë pak u arrit për një marrëveshje mbi marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë me Bashkimin Evropian, e ndërkohë disa shtete anëtare po e humbin durimin, tha kancelarja gjermane Angela Merkel, duke shtuar se dështimi për të arritur një marrëveshje do të dërgonte një sinjal të keq, shkruan “Reuters”.

Ajo emëroi qeverisjen, një fushë konkurrimi të barabartë, dëshirën e Britanisë për qasje në tregun e energjisë të BE-së dhe dëshirën e BE-së për qasje të vazhdueshme në vendet e peshkimit si pikat kryesore të bllokimit. Ndërsa, BE nuk dëshiron një marrëveshje me çdo çmim, mirëpo një marrëveshje do të ishte në interesin e të gjithëve, tha ajo.

“Mosarritja e një qëllimi nuk do të dërgonte një sinjal të mirë në botë. Britania dhe BE ndajnë vlera të përbashkëta”, shtoi Merkel, përcjell tutje albinfo.ch.