Shqipëria
Modelja e njohur shqiptare fillon një iniciativë kundër dhunës dhe abuzimeve
“Jemi të entuziazmuar të njoftojmë sot që kemi filluar një platformë të re të fokusuar posaçërisht në këtë çështje”, shkruan Emina Çunmulaj
Në Shqipëri së fundi janë mbajtur protesta në sheshin e Tiranës, kundër dhunës dhe abuzimeve ndaj fëmijëve, por edhe gruas në punë.
Për këtë qëllim, Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” me zëvendëspresidenten Emina Çunmulaj po krijon një paltformë të veçantë për gratë viktima të dhunës dhe fëmijë viktima të abuzimit seksual.
“Në kontekstin e ngjarjeve të fundit, statistikave zyrtare dhe numrit të lartë të raportimeve të dhunës dhe abuzimeve që marrim gjatë procesit tonë të punës, duket se ky fenomen vazhdon të rritet me ritme të shpejta, ndaj dhe Fundjavë Ndryshe ka marrë përsipër krijimin e një mekanizmi për mbrojtjen, sigurinë dhe integrimin e viktimave të dhunës në familje dhe abuzimit seksual. Jemi të entuziazmuar të njoftojmë sot që kemi filluar një platformë të re të fokusuar posaçërisht në këtë çështje”, shkruan modelja e njohur në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.
Ky program do të drejtohet nga Emina Çunmulaj si zëvendëspresidente, e cila ka punuar ngushtë me fondacionin për tre vite radhazi.
“Kjo platformë e re do të na ndihmojë jo vetëm të rritim ndërgjegjësimin, por edhe të mbledhim fonde që janë shumë të nevojshme për të garantuar sigurinë, shëndetin mendor dhe ekonomik të viktimave të abuzuara. Krahas Arbër Hajdarit dhe një ekipi të ri të profesionistëve shëndetësorë dhe juridikë, ne do të luftojmë për të sjellë drejtësi dhe stabilitet për viktimat e dhunës”, shkruan Emina ndër të tjerash.
https://www.instagram.com/tv/CBGV0-ln9mB/?utm_source=ig_embed
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?